Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka njoftuar se sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, ka dorëzuar kërkesën për Interpelancë ndaj Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Objekti i Interpelancës është paga minimale në Republikën e Kosovës. Paga minimale është pragu nën të cilën nuk mund të paguhet askush. Niveli i saj është ndër treguesit kryesorë për mirëqenien e një vendi. Aty ku paga minimale është e ulët, niveli i shfrytëzimit të punëtorëve është i lartë”, ka shkruar Ymeri.
PSD, thotë tutje ai, angazhohet për një pagë minimale që i garanton secilit përmbushjen e nevojave bazike për jetë.
“Niveli aktual prej 130 (për të punësuarit deri në 35 vjeç), respektivisht 170 eurosh (për të tjerët), është larg prej arritjes së këtij synimi. Ftojmë të gjithë deputetët ta japin kontributin e tyre rreth kësaj çështjeje me rëndësi!”, ka shkruar Ymeri duke i bashkëngjitur edhe dokumentin.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...