Sherifi: Platforma për dialogun javën e ardhshme mund të sillet në Kuvend

11:26 | 4 Shkurt 2019
A Z

Deputeti Bilall Shërifi nga Nisma në tryezën Grupi me temën “Dialogu Kosovë Serbi – Vit i Ri, Sfidë e Vjetër”, ka thënë se janë në një situatë defanzive sa i përket marrëveshjes.

“Jemi në një situatë ku një marrëveshje mund të shitet në Serbi. Ne duhet të mbrojmë atë që kemi arritur me 17 shkurt. Kemi një situatë kur mazhoranca së bashku me PSD ka arritur një dakordanc që të hartoj një ligj që të koordinohet ajo që duam të harrojmë. Është duke u hartuar një platformë ti dërgohet kuvendit se çka duam të bëjmë”, ka thënë ai.

Sherifi ka thënë se po bëhet mashtrim me publikun duke u thënë se po bëhet një proces që do të fitohet më shumë se sa ajo në 17 shkurt.

“Po manipulohet me publikun, duke u thënë që do ta zgjerojmë fitoren. Nuk është ‘fer’ sepse nuk është e vërtetë. Askush nuk na ka thënë a doni të fitoni më shumë meqenëse Serbia është forcuar, e ne ta godasim dhe t’ia marrim ato territore. Kanë dy qasje ku një pjesë e mazhorancës dhe PSD që duhet të krijojmë një platformë sepse delegacioni është votuar. Është koha që të gjitha partitë politike ta mbrojmë këtë që kemi arritur. Ndërsa opozita thotë zgjedhje pastaj dialog ndërsa mazhoranca dialog pastaj zgjedhje. Kurse që ta përfundoj procesi nuk e di sa zgjat sepse dalin gjera të paparashikuara të cilat ne si dimë sepse dikush i dinë, e ato mund ta shtyjnë procesin 1 vit ose disa vite e në fund mund të arrihet normalizimi i dy shteteve. Është koha të pranohet kjo sfidë e nëse e pranon nuk do të thotë se je dorëzuar por të mos shkosh nënkupton të kundërtën”, ka thënë ai duke shtuar që nëse arrihet një konsensus brenda mazhorancës javën e ardhshme do të bihet në kuvend.

“I ftoj kolegët nga opozita të bëhen pjesë e procesit sepse vetëm atëherë mund ta përballojmë këtë. Qëllimi ynë është që 17 shkurti të mos preket, pakoja e ahtisarit të jetë ende ajo për të cilën shteti ynë është krijuar, nuk mund të hymë në parim etnik të tërheqjes së kufirit. Nuk besoj që shqiptarët në Serbi dhe serbët në Kosovë do të vazhdojnë të krijojnë të ardhme, për vetë faktin që një marrëveshje ka vendosur ti ndaj ata më vija etnike”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme