Pas 40 vitesh punë e hedhin në rrugë, 58 vjeçaren shqiptare

12:56 | 4 Shkurt 2019
Arbresh.info

Pas 40 vjetesh punë e hedhin në rrugë. Një grua nga fshati Plug i Lushnjës i është drejtuar emisionit me “Zemër të Hapur” pasi shteti nuk i ka dhënë asnjë rrugë zgjidhje.
58 vjeçaria prej 40 vitesh ka punuar si sanitare në ish komunën Golem e cila sot është Njësia Administrative Golem , Lushnje. Vitore Kiptiu është larguar nga puna në 28 Janar pa asnjë motiv dhe pa asnjë shkresë zyrtare që do të sqaronte edhe motivet se pse është ndërrmarë ky veprim.

Nisur nga ky fakt sipas saj largimi ka ardhur pa asnjë arsye , 58 vjeçaria thotë se titullarët kanë gjetur një preteks ku i kanë akuzuar të birin për vjedhje të një dritareje të Njësisë Administrative , dhe se ky i fundit është në burg . Ndërkohë djali i zonjës pasi është hetuar nga Policia e Lushnjes lidhur me këtë ngjarje ka rezultuar i pafajshëm.

“Unë atë ditë kam vajtur te administratori për të zgjidhur një problem familjar. I thashë keni të drejtë ju si administrator ta ndiqni këtë çështje. Njoftova edhe të fuqishmin e zonës, i thashë me këtë tokë plotësoj nevojat e fëmijës. Unë u largova nga institucioni. Djali erdhi dhe më kishte kërkuar.

Ku është mamaja ime? Kishte hyrë në banjo dhe kishte fryrë erë dhe ishte thyer dritarja. Unë nuk isha e informuar edhe për këtë.

Më morën djalin dy orë, mua nuk po më zinte vendi. I thashë nuk kam nevojë për dritaren se shteti më ka bërë shtëpinë. Mora në telefon shefin e krimeve. Më tha Vitore mos u shqetëso. Mbas tre orë ma kanë nxjerrë djalin. E pyeta djalin, këtu këtu problemi më tha. Më tha çështja ka kaluar në Prokurori, unë jam shumë e indinjuar, nuk di ku ta filloj. Kjo ishte për mua e qëllimshme, nuk më kapnin dot mua me shkelje. Duhet të isha njoftuar. Vjen drejtori në shtëpi më thotë Vitore je pushuar nga puna”, rrëfeu ajo në emision.

Pas shkarkimit të saj menjëherë në punë është emëruar dikush tjetër, një histori jo e pazakontë që ndodh në vendin tonë. Kiptiu është një nënë që i ka rritur e vetme 4 fëmijët e saj . Aktualisht ajo jeton vetëm dhe në këtë moshë po përballet me një situatë të vështirë ardhur si pasojë e heqjes nga puna. Gruaja i ka dërguar vazhdimisht shkresa Bashkisë së Lushnjës por nuk ka marrë asnjë përgjigje. 58 vjeçaria ka kontribuar një jetë në këtë insitucion i cili e ka hedhur në rrugë pa asnjë motiv të dokumentuar. Gjendur në këtë situatë gruaja kërkon ndihmë. Jetesa pa të ardhura ka shkaktuar në familjen e saj një sërë problemesh ekonomike. Dyert i janë mbyllur dhe shpresat i janë prerë. Sot në studio zonja do të rrëfejë kalavrin e gjatë të sorollatjeve burokratike , si dhe do të bëjë apel për ndihmë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme