Pentagoni ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 2,000 trupa ushtarake shtesë në kufirin me Meksikën.
Ky numër do të dërgojë numrin e trupave të pozicionuar në kufirin jugor në rreth 4,300.
Pentagoni ka thënë se ushtarët do t’iu ndihmojnë agjentëve të patrullimeve kufitare, që të vëzhgojnë situatën dhe të krijojnë një kufi me material të ashpër.
Ky hap vjen pasi presidenti amerkan, Donald Trump është duke u përballur me Kongresin amerikan për të siguruar fonde, ashtu që të ndërtojë një mur me Meksikën.
Sipas tij një masë e tillë është e domosdoshme për të ndaluar imigrimin illegal, ndonëse një ide e tillë kundërshtohet ashpër nga demokratët.
Trump e ka përshkruar vazhdimisht situatën në kufirin me Meksikën si “krizë”, ndonëse kritikët kanë hedhur poshtë idenë e përdorimit të trupave ushtarake për qëllime politike.
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...