Google ADS

D+ prezanton ­respektimit e zotimeve në zgjedhjeve të kryetarëve të komunave

07:29 | 4 Shkurt 2019
Arbresh.info

Një vit pas zgjedhjeve të fundit komunale ku kandidatët për kryetar u zotuan se do t’ju përmbahen disa parimeve bazë për Qeverisje të Mirë, D+ prezanton të gjeturat dhe vlerësimin e respektimit të këtyre zotimeve gjatë vitit të parë të këtij mandati qeverisës.

Në tryezë do të marrin pjesë disa nga kryetarët e komunave Gazmend Muhaxheri nga Komuna Pejës, Ardian Gjini nga Komuna Gjakovës, Mytaher Haskuka nga Komuna Prizrenit dhe Muhedin Nushi nga Komuna Prishtinës.

Të ftuar po ashtu janë edhe kryesues të Kuvendeve Komunale, anëtarë të kuvendeve komunale, drejtorë komunal, organizata vendore dhe ndërkombëtare.

Diskutimi do të jetë rreth punës së tyre gjatë vitit 2018 dhe hapave të ardhshëm për qeverisje të hapur komunale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme