Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organzion tryezën e diskutimit me temë “Dialogu Kosovë Serbi – Vit i Ri, Sfidë e Vjetër”.
Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutojë zhvillimin, kahjen dhe pritshmëritë nga dialogu Kosovë-Serbi për vitit 2019.
Në kuadër të serisë së debateve rreth fazës finale të dialogut Kosovë Serbi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka për qëllim që të sigurojë një platformë ku mund të sqarohen çështjet që kanë ngjallur debat dhe t’i bashkoj subjektet politike rreth pikave që medoemos kërkojnë unitet.
Dialogu çdo ditë e më shumë po prezantohet se ka hyrë në fazën përfundimtare, mirëpo ai vazhdon të përcjellet me paqartësi lidhur me përmbajten e marrëveshjes politike e cila do t’i jepte fund atij.
Duke marrë parasysh këtë dhe mungesën e vazhdueshme të një pajtueshmërie të gjerë politike mbi këtë çështje, GLPS e konsideron edhe më të nevojshme nevojën për diskutim publik.
Gjatë tryezës gjithashtu do të prezantohet studimi i tretë i rradhës në serinë e punimeve mbi dialogun, i cili për subjekt diskutimi ka trajtimin e urgjencës me të cilën po mëtohet të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes dy palëve.
Duke u bazuar në parashikimet për zgjedhjet e ardhshme të parlamentit Evropian, qëndrimet e shteteve kryesore Evropiane si dhe disponimin dhe rolin e shteteve tjera sikurse Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë në këtë mes, studimi ka për qëllim të ofroj përgjigje pyetjes se a është tani me të vërtetë koha e fundit për të arritur një marrëveshje
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...