Anglia ka regjistruar natën më të ftohtë gjatë dimrit, kur temperaturat shënuan vlerën më të ulët -11.7 gradë Celsius.
Kjo temperaturë u regjistrua në Chillingham Bars pas orës 05:00 të mëngjesit të së dielës.
Autoritetet shtetërore kanë paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes për orët në vijim dhe gjatë ditës së hënë.
Pritet që të ketë reshje dëbore dhe ngrica.
Edhe në Skoci temperaturat ishin të ulëta. Kjo natë shënoi vlerën -12.6 gradë Celsius, kurse të enjten temperatura më e ulët ishte -15.4 gradë Celsius.
Sipas meteorologëve, nga ngricat do të preket më së shumti Anglia Jugore dhe Anglia Lindore. Pas ditës së hënë, pritet që të ketë një rënie të temperaturave.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...