Google ADS

Konsumoni pa frikë, lëngu i qepës ndihmon në shëndetin tuaj

20:20 | 3 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e dashur dhe e padëgjuar. Por, pasi të lexoni këtë lajm, do të filloni ta përdorni më shpesh atë, sepse ka vlera të jashtëzakonshme për trupin e njeriut.

Mjekët e këshillojnë lëngun e qepës nëse vuani nga një sërë problemesh, siç janë problemet me rrugët e frymëmarrjes, ftohja, kolla etj. Lëngu i qepës është i mirë kundër gripit, dhimbjeve të barkut, për dendësinë kockore, cilësinë e gjumit, dëshirën seksuale dhe shëndetin e dhëmbëve shkruan Shëndeti.

Edhe pse aroma apo shija e tij nuk janë fort të pëlqyeshme, këshillohet ta kombinoni me kanellë dhe mollë për më shumë vlera. Vlerat e lëngut të qepës janë të shumta. Ai përmban fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalcium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor. Më poshtë do të lexoni përfitimet e lëngut të qepës:

-Shëndeti i Zemrës. Konsumi i lëngut të qepës ndihmon në uljen e ndjeshme të kolesterolit, ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut, një nga arsyet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

-Diabeti. Lëngu i qepës luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e diabetit. Mineralet që përmban lëngu përmirësojnë aktivitetin e insulinës në largimin gradual të sheqernave nga gjaku dhe flavonoidët që përmban ulin nivelin e lartë të glukozës në gjakun e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 2.

– Pastrim. Qepa ka disa përbërës të cilët ndihmojnë vitaminën C të largojë toksinat e dëmshme nga organizmi. Aminoacidet e këtij lëngu ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të substancave të dëmshme nëpërmjet urinës.

-Kolla. Lëngu i qepës përmban sulfur që ndihmon në shpërbërjen e sekrecioneve dhe lehtëson kollën. Prandaj rekomandohet shumë kundër sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.

-Flokët Dhe Lëkura. Vitamina C tek lëngu i qepës stimulon formimin e kolagjenit ndërsa vitamina E shmang dëmtimin nga ekspozimi ndaj radikaleve të rrezeve ultra vjollcë. Mineralet janë shumë efikase në parandalimin e akneve dhe në forcimin e flokut.
Si mund ta përgatisni: Lëngu i qepës mund të përgatitet duke zier qepën në ujë (2 kokrra qepë mesatare për 1 litër ujë), qepën duhet ta zieni me gjithë lëkurë për 5 minuta.
Pas zierjes, mund të shtoni mjaltë dhe limon për të përmirësuar shijen dhe të pini menjëherë një gotë. Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer dhe ta konsumoni ditën tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme