Google ADS

6 llojet e njerëzve që duhet t’i largoni nga jeta juaj

18:36 | 3 Shkurt 2019
Arbresh.info

Jo gjithmonë kemi fatin që në jetën tonë të takojmë njerëz që na falin gëzim dhe hare, për fat të keq të sipërpërmendurit janë të rrallë si margaritarët, kurse njerëzit toksie gjenden kudo njëlloj si bari i keq.asi ndodh që disa na afrohen me qëllim tjetër.

Ajo që dhemb, e na inatos më shumë është se shpesh nuk e kuptojmë dot se sa toksike janë njerëzit deri sa ata arrijnë të na helmojnë jetën. Më poshtë ju njohim me llojet e njerëzve toksikë që duhet t’i mbani sa më larg:

1.Egoistët
Krenaria nganjëherë është virtyt, por mund të kthehet në arrogancë nëse besoni se jeni më të mirë apo superiorë ndaj të gjithëve përreth jush. Nëse rrini pranë dikujt që nuk ju trajton me respekt, por ju frikëson dhe nënvlerëson, kjo gjë është toksike dhe pengesë për zhvillimin tuaj personal.

2.Ziliqarët
Njerëzit e tillë vlerësojnë më shumë kohët tuaja të vështira, se sa periudhat e fitoreve tuaja. Edhe pse mund të përpiqeni t’i bëni mbështetësit tuaj, duke u bërë të ditur se janë një pjesë e suksesit tuaj, njerëz të tillë vetëm sa ju kanë zët për përulësinë dhe arsyeshmërinë tuaj. Këta duhet të shmangen me çdo kusht.

3.Të shtirurit
Këta tipa veprojnë si miq vetëm në kushte të rehatshme. Kur keni nevojë për ndihmën e tyre, ata kanë tendencë që të largohen dhe të qëndrojnë larg. Nuk mund të mbështeteni mbi ta; në vend të kësaj, ju duhet të njihni tiparet e tyre të shtirjes dhe të vendosni kufij në marrëdhënie të tilla.

4.Thashethemexhinjtë
Këta tipe njerëzish janë të pasigurt dhe përdorin gjuhën për të shtrembëruar faktet dhe informacionin. Ata duan të jenë të pranuar dhe të njohur, sepse vetëm kështu mund të marrin vëmendjen që duan. Edhe kur ju përpiqeni të zgjidhni problemet që kanë shkaktuar, e vetmja mënyrë se si ju mund të zgjidhni problemin, është t’i dëboni nga jeta juaj, sepse mund të jenë vërtetë të dëmshëm.

5.Parazitët
Njerëz të tillë janë në jetën tuaj vetëm për të thithur dhe për t’u ushqyer prej jush. të përdoreni, kjo mund të jetë e dobishme ndonjëherë, por jo nga parazitë. Qëllimet e tyre janë vetëm për interesin e tyre. Njerëz të tillë duhet të shmangen me çdo kusht.

6.Viktimat
Viktimat nuk e pranojnë përgjegjësinë. Ata janë shumë të mirë në tregimin me gisht të tjerët, dhe nuk pranojnë se kanë bërë një gabim. Reaksioni zinxhir që ata shkaktojnë mund të jetë i dëmshëm për suksesin tuaj. Eshtë mirë që t’i hiqni qafe njerëz të tillë nga jeta juaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme