Pasi i dha një përgjigje Ramës, zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi i është përgjigjur dhe akuzave të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili sulmoi qëndrimin e Metës për anulimin e projektit aktual të Unazës së Madhe.
Përmes një postimi të shkurtër në rrjetin social, Tedi Blushi është shprehur se 100% e qytetarëve e neverisin korrupsionin e pacipë dhe kriminal të projektit të Unazës së Re, një përgjigje e drejtpërdrejtë për argumentin e bërë pak më parë nga Veliaj, i cili shkruante se 99% e qytetarëve në Tiranë duan të bëhet ajo rrugë.
“100 për qind e qytetarëve e neverisin KORRUPSIONIN e pacipë dhe KRIMINAL të Unazës së Re!”-shkruan zëdhënësi i Presidencës Blushi.
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...