Trump thotë se dërgimi i ushtrisë në Venezuelë është një opsion

17:57 | 3 Shkurt 2019
Arbresh.info

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se dërgimi i ushtrisë në Venezuelë është “një opsion” dhe se ai ka hedhur poshtë kërkesën e presidentit Nicolas Maduro për takim.

“Sigurisht, është një opsion,” tha Trump në një intervistë me CBS, transmetuar të dielën.

Trump tha se Maduro kërkoi një takim muaj më parë dhe ai hodhi poshtë idenë e udhëheqësit të Venezuelës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme