Google ADS

Evropën e pushtojnë ethet e betejës SHBA- Rusi

16:26 | 3 Shkurt 2019
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe NATO kanë përpara 6 muaj punë mjaft intensive për shpëtimin e marrëveshjes INF, sipas afatit të vënë nga SHBA, që të premten vendosi largimin nga INF.

Por, shumë vende në Europë i tremben një gare të re armatimi mes Moskës dhe Uashingtonit.

Janë kryesisht vendet nga Europa Lindore dhe Baltike ato që ndjehen të kërcënuara nga Rusia e dyshojnë në gatishmërinë për mbrojtje të fqinjëve perëndimorë.

Ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputovcz tha për revistën “Spiegel”, se është në interes të Europës të ketë të stacionuara raketa dhe trupa amerikane në kontinent.

“Më shumë duhet luftuar për të ruajtur marrëveshjen INF. Duhet folur në 6 muajt e ardhshëm me Rusinë”.

Por ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) është kundër këtij stacionimi, përcjell gsh.

Po ashtu që në Gjermani të stacionohen sërish raketa atomike. “Lufta e Ftohtë ka marrë fund”, tha Maas i pyetur, nëse në Europë po përsëritet historia. “Përgjigjet e asaj kohe janë shumë të papërshtatshme për sfidat e sotme”.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehet në një linjë me Maas.

Në një intervistë për ZDF, ai u shpreh, se aleanca nuk synon të stacionojë armë të reja atomike tokësore në Europë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme