Jo të gjithë serbët janë kundër shqiptarëve.
Ka prej tyre që i pranojnë madje së fundi një profesor serb ka publikuar një video ku shihet duke e puthur flamurin kombëtarë.
Miroljub Petrovic në video dëgjohet duke thënë se shqiptarët janë njerëz të Perëndisë, transmeton arbresh.info.
Ai madje i është drejtuar, Dritan Abazovicit, presidentit të Lëvizjes Qytetare të URA-s në Malin e Zi, i cili Gjergj Kastriot Skënderbeun e quajti “një famullitar në këtë rajon”.
Petrovic tha se Skenderbeu ishte njeri i madh dhe ai ishte shqiptar dhe serb ashtu siç jam unë.
“Gjergj Kastrioti ishte një njeri i madh dhe ata që e njohin historinë e dinë se ai ishte një shqiptar dhe serb, ashtu si unë qe jam shqiptarë dhe serbë. Unë ndjehem se jam shqiptar dhe jam krenar për këtë, por nuk e mohoj origjinën time serbe..” ka thënë Petroviç
E këto veprime të tij nuk janë të vetmet.
Vitin e kaluar ai kishte publikuar një video të ngjashme ku mbrapa flamurit kombëtarë u kishte uruar shqiptarëve festën e flamurit.
E në fund të videos ai puth flamurin duke u bërë apel serbëve të bëjnë të njëjtën gjë./Arbresh.info/
Ish-dizajneri i Apple së shpejti prezanton një lloj të ri te...
Rama flet në samitin e OKB-së: Shqipëria vend i vogël, por k...
Liga e Parë/ Rezultatet dhe tabela pas përfundimit të javës ...
Osmani në West Point: Ushtarët amerikanë, simbol i lirisë pë...
Shqiptarët e Luginës marshojnë nesër kundër diskriminimit
Haaland barazon rekordin e Cristiano Ronaldos