Analisti Dukagjin Popovci ka deklaruar se nuk ka vend për mburrje se kush është me meritori për ligjin e pagave, pasi hendeku në mes sektorit publik dhe atij privat po zgjerohet dhe ende nuk e dihet sa.
Sipas tij, nga ligji për pagat përfitojnë rreth 80,000 punonjës të sektorit publik, ndërsa rreth 270,000 të tjerë që punojnë në sektorin privat mbeten aty ku kanë qenë.
Postimi i Dukagjin Popovcit në Facebook:
Nga Ligji për pagat përfitojnë rreth 80,000 punonjës të sektorit publik, ndërsa rreth 270,000 të tjerë që punojnë në sektorin privat mbeten aty ku kanë qenë.
Në vitin 2012 paga mesatare në sektorin publik ka qenë 407 EUR, ndërsa në sektorin privat 367 EUR. Brenda 5 vitesh, paga mesatare në sektorin publik është rritur për 25% duke arritur në 509 EUR , ndërsa në atë privat vetëm për 4.6%, në 384 EUR. Pra, në vitin 2017, paga mesatare në sektorin publik ka qenë për 1/3 më e madhe se në sektorin privat.Me rritjen e sotme të pagave, hendeku në mes të dy kategorive po zgjerohet, ende nuk e dimë sa.
A po mendon dikush për këta 270,000 qytetarë që përbëjnë ¾ e të punësuarve në Kosovë? Si do ta përballojnë rritjen e pritshme të çmimeve ata dhe familjet e tyre?
Sa vende pune do të mbyllen nëse punëdhënësit privatë vendosin ta përcjellin trendin e rritjes së pagave, duke shtuar kërkesat ndaj punëtorëve që mbeten në punë?
Prandaj, nuk ka vend për mburrje se kush është me meritori për Ligjin e pagave.
Sfidat tek po fillojnë.
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës