Google ADS

Japonia, përsëri shembullore: Lojtarët e pastruan zhveshtoren pas disfatës në finale

00:03 | 3 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Ekipi kombëtar i Japonisë ishte në qendër të vëmendjes së medieve gjatë turneut të Kupës së Botës në Rusi, verën e kaluar, pasi që lojtarët e kësaj skuadra e pastruan plotësisht zhveshtoren pasi humbën ndaj Belgjikës.

Të premten, ata e përsëritën këtë gjest, pas disfatës së tyre habitëse, me rezultat 3:1 kundër Katarit, në finalen e Kupës së Azisë, që u mbajt në Emiratet e Bashkuara Arabe, transmeton Gazeta Express.

Faqja zyrtare e këtij turneu e publikoi një fotografi të zhveshtoren së Japonisë në llogarinë zyrtare në rrjetin social Twitter. Në zhveshtore, japonezët e kishin lënë një tabelë të bardhë, ku kishin shkruar: “Faleminderit”.

“Japonia e lë zhveshtoren e Kupës së Azisë 2019 kristal të pastër, me mesazhe falënderuese të shkruara në gjuhën angleze, arabe dhe japoneze”, shkruan në Tëitter llogaria zyrtare e Kupës së Azisë.

Japonia ishte favorite për ta fituar këtë titull, finalja e së cilës u zhvillua të premten, mirëpo nikoqirët e Kupës së Botës 2022, Katari, arritën ta fitojnë finalen, duke e përfunduar këtë garë me një surprizë të madhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme