Dyshohet për një person të vetëvrarë, policia po kërkon në liqenin e Livoqit në Gjilan

00:13 | 3 Shkurt 2019
Arbresh.info

Sonte rreth orës 23:00, një person dyshohet se është vetëvrarë në Liqenin e Livoqit në Komunën e Gjilanit, raporton arbresh.info.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur ta kërkojnë Policia e Kosovës, FSK-ja, dhe zjarrëfikësit.

Arsyeja e vetëvrasjes ende nuk dihet.

Arbresh.info ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanin, por i njejti nuk e ka hapur telefonin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme