Fansat e “A Star Is Born” janë gati për të marrë dhuratën më të mirë ndonjëherë.
Të premtën u konfirmuar përmes rrjetit Twitter se Bradley Cooper dhe Lady Gaga do të performojnë në skenën e “Oscars 2019”, shkruan Harpers Bazzar, transmeton lajmi.net.
Më 24 shkurt, Cooper dhe Lady Gaga do të këndojnë këngën hit të tyre “Shallow” në skenë dhe do të jetë po aq magjike sa ajo në Las Vegas në një ndejë.
Meqë “Shallow” është nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale”, fansat do të kenë mundësinë të zbulojnë nëse “A Star Is Born” do të fitojë akoma më shumë çmime.
Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar lajmin me mbishkrimin “Cooper. Gaga. “Shallow”. #Oscars”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...