Para se të mbetej i vrarë në atentat, mesditën e së mërkurës, Arben Bilali kishte qenë në shoqërinë e mikut të tij, shtetasit me iniciale A.Ç.
Ky i fundit është marrë në pyetje si dëshmitar i ngjarjes dhe ka shpjeguar sesi 50- vjeçari u vra para syve të tij.
Sipas materialit të referuar në Prokurori, A.Ç. ka deklaruar se bashkë me Arben Bilalin, ka shkuar për të dërguar makinën në servis pasi kishte një defekt dhe në momentin që janë kthyer, ka ndodhur sulmi i menjëhershëm me armë.
Dy nga dëshmitarët, që janë edhe shokë me viktimën, kanë treguar lëvizjet e dyshimta të disa makinave e të një motori, sa herë kishin marrë si pasagjer 50-vjeçarin, raporton “panorama”.
Si iu vranë dy vëllezërit
Ish-policit Arben Bilali i kanë vrarë dy vëllezërit, Bujar dhe Leonard Bilali. Bujar Bilali mbeti i vrarë, dyshohet gabimisht, në vitin 1998, ndërsa Leonardi, vëllai i vogël i tij, ish-mundës i Dinamos, u ekzekutua më 10 gusht të vitit 2010 në të njëjtin vend ku u vra dje 50-vjeçari.
Edhe vetë Arben Bilali i pati shpëtuar një atentati dy muaj para se të vritej vëllai i tij, Leonardi. Në atë kohë, ai ishte bodigard në një biznes privat, pasi kishte hequr dorë nga Forcat Speciale, duke u larguar nga Policia. Leonard Bilali u vra më 10 gusht të vitit 2010, kur ishte 27 vjeç.
Ai kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Italia, ku kishte qëndruar si emigrant. Gjatë kësaj kohe, afërsisht një muaj, ai ka qëndruar në vilën e familjes së tij në zonën e Selitës.
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A