Është një zakon i mirë për të vënë një gotë ujë në tryezën pranë krevatit përpara se të flini. Arsyeja, deri tani pak e njohur, është dhënë nga një kardiolog, i cili u pyet përse duhet të vendosësh një gotë ujë pranë krevatit përpara se të shkosh në shtrat.
Përgjigja e kardiologut është se forca e gravitetit mban ujin në pjesën e poshtme të trupit kur qëndron në këmbë, zakonisht këmbët fryhen gjatë ditës. Pjesa e trupit që ka për detyrë të largojë ujin nga trupi ynë janë veshkat.
Pirja e ujit në një moment të caktuar gjatë ditës maksimizon efektivitetin e tij në trup:
Pirja e dy gotave ujë pas zgjimit, ndihmon dhe nxit aktivizimin e organeve të brendshme;
Pirja e një gote ujë 30 minuta para ngrënies, ndihmon tretjen;
Pirja e një gote uji para se të bëni banjë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut;
Pirja e një gote uji para se të shkoni në shtrat ndihmon për të shmangur një atak në zemër.
Për më tepër, dihet se uji gjatë gjumit mund të parandalojë ngërçet e këmbëve natën, shruan bota.al. Muskujt e këmbëve kanë nevojë për më shumë hidratim, sidomos kur zgjoheni në mes të natës dhe ndjeni dhimbjet
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...