Shumë lehtë kalova nga Maqedonia në Shqipëri, u lajmërova në Ambasadën e Hungarisë në Tiranë, ku edhe kërkova azil politik dhe nga aty erdha në Hungari, ku duke u nisur nga fakti që për një kohë të gjatë isha kryeministër dhe për shkaqe sigurie u morr vendimi që të transportohem në Hungari.
Kështu deklaroi nga Budapesti ish kryeministri i akuzuar dhe deputeti Nikolla Gruveski, i cili u arratis nga Maqedonia ditën kur u dha vendimi për paraburgim.
Gruevski këtë e tha në një intervistë ekskluzive për televizionin Sitel, që u realizua në Budapest., transmeton Sdk.mk.
Deri sa ishte në pushtet, televizioni Sitel gjithmonë ishte zgjidhja e Gruevskit për të komunikuar me publikun.
Edhe në bisedat e përgjuara u zbulua se Siteli ishte në shërbim të regjimit të Gruevskit. PSP ngriti akuzë për fshehje të tatimit të redaktorëve Ivona Talevska e cila fitoi dënim me kusht për dy vite për rastin ‘Tifani’ dhe për Dragan Pavloviq-Latas, për të cilin ende vazhdon gjykimi.
Gruevski në intervistën nga Budapesti, nuk zbuloi se a ka përdorur kartën e identitetit për t’u larguar nga Maqedonia, por tha se shërbimet e sigurisë dhe MPB duhet të punojnë dhe vetë të zbulojnë këtë enigmë.
Nga Shqipëria deri në Hungari ai tha se ka lëvizur me kartë identiteti, kurse në Hungari ka hyrë falë dokumentit të marrë nga ambasada hungareze në Tiranë.
“Qeveria mundet diçka tjetër keq të më bëjë, kurse për të më ndihmuar, jo”, iu përgjigj ai gazetares në pyetjen se a është ndihmuar nga ndonjëri në qeveri për tu arratisur.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën