Google ADS

Selimi: Nuk ka ardhur asnjëherë ligj më palidhje sesa ky për dialogun

20:53 | 2 Shkurt 2019
arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se në Kuvendin e Kosovës nuk ka shkuar asnjëherë ligj më palidhje për t’u votuar sesa Ligji për dialogun.

“Po të kishte zbatim të Kushtetutës pse duhet ky ligj, që të respektohet Kushtetua dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës. Ky ligj tenton ta shkelë Kushtetutën dhe paradoksalisht ta zëvendësojë atë. Kur dihet kush e ka sponsorizuar këtë ligj dihen edhe qëllimet”, ka thënë Selimi.

“Për aq sa ishin në sallë deputetë e mazhorancës më shumë se 10 herë na ftuan të jemi pjesë e këtij delegacioni. Pse po na ftoni se na doni kaq shumë? Natyrisht që jo. Ta zëmë se kaloi ky ligj dhe nuk po e leni Thaçin të vendosë për Kosovën. Edhe pas miratimit të këtij ligji kush do të takohet me Vuçiqin ju a Thaçi? Na tregoni si do ta pengoni? Ky delegacion është ‘backing vocal’  i Thaçit në bisedime.”

“A ka ndonjë ligj për raportet me Shqipërinë? Nuk ka. Nuk e di çfarë keni marrë yrysh që t’i shkoni Thaçi dhe Vuçiqi në tavolinë, një tavolinë që nuk do ta prekni kurrë.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme