“Dua ta shpreh vullnetin tonë që ne jemi të gatshëm qysh do që ju mendoni që ky ligj duhet të duket. Merreni hidheni në shportë. Ajo që është me rëndësi është ta kemi një pjesëmarrje prej opozitës. Nuk është luftë partiake por ne mund ta formësojmë projektligjin qysh ju të keni dëshirë. Edhe qëndrimi i subjektit tim politikë është I qartë, ne duam ta përmbyllim shtet ndërtimin e Kosovës në këtë territor, në këtë kufi dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë”, tha Hoxhaj.
Ai tha se Qeveria është e gatshme të shkruhet platforma e përbashkët me të gjithë.
“Jemi të gatshëm edhe platformën ta shkruajmë me ju paragraf për paragraf. Të mërkurën e ardhshme ambasadorët e NATOS e nënshkruajnë protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Pastaj shtetet anëtare Brenda 12 muajsh mund ta ratifikojnë këtë anëtarësuam. Shkupi nuk është larg”, pohoi Hoxhaj.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj, tha se vitin 2019 e sheh si mundësi për marrëveshje.
“Ne qe 10 vite jemi shtet sovran, arritjet janë këto që janë dhe jam për t’i ruajtur këto arritje por nëse na duhen ne edhe 10 vite që të anëtarësohemi në OKB, ta njekim këtë rrugë që e kemi bë tash, unë ju pyes cila është rruga që kemi bë deri tash. 2019 e shoh si mundësi të marrëveshjes”, tha Hoxhaj.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh