Gjenden 50 mumie të reja në Egjipt

20:12 | 2 Shkurt 2019
Arbresh.info

Pesëdhjetë mumie që datojnë në epokën Ptolemike (305-20 Para Krishtit) janë gjetur nga arkeologët egjiptianë, njofton ministria e antikiteteve.

Mumiet, prej të cilave 12 janë fëmijë, janë gjetur në katër dhoma varrezë 9 metra thellësi në lokacionin Tuna El-Gebel në Minya, jug të kryeqytetit Kajro, transmeton portali arbresh.info.

Disa prej tyre ishin të mbështjellura në çarçafë pëlhure, të tjerë ishin në arkivole me gurë ose sarkofagë prej druri.

Identitetet e tyre ishin të panjohura, thanë zyrtarët, por ata kishin mundësi të mbanin pozita të rëndësishme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme