Industria gjermane e makinave në dyshim mbi ndikimin e emetimeve të naftës

19:40 | 2 Shkurt 2019
Arbresh.info

Përpjekjet gjermane për të rregulluar emetimet e makinave kanë kënaqur ambientalistët, por kanë rritur panikun në industrinë e prodhimit të tyre.

“Është pozitiv fakti që ky debat intensiv po zhvillohet në Gjermani dhe ai duhet të bazohet në studime serioze shkencore”, theksoi Bernhard Mattes, shef i Shoqatës Gjermane të Motoristëve të Industrisë (VDA), për gazetën ”Handelsblatt”.

”Rregulloret nuk mund të funksionojnë siç duhet nëse ligjet themelore nuk vihen në diskutim’’, tha ai.

Standardet e oksidit të azotit përdoren në disa qytete gjermane si një justifikim për ndalimin e automjeteve me naftë në interes të përmirësimit të cilësisë së ajrit.

Ky vendim po ndikon në industrinë automobilistike gjermane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme