Juventusi dhe Parma kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin stadiumin Allianz në kuadër të xhiros së 22-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
“Zonja e Vjetër” synon të vazhdojë rekordin e tyre si të pamposhtur në shtëpi me dhjetë fitore dhe një barazim ndërkohë që janë në krye të tabelës me tetë pikë më shumë se rivali më i afërt në kampionatin italian.
Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala nuk është përfshirë nga Allegri në formacion për shkak se trajneri ka vendosur për të pushuar atë ndërkohë që Mandzukic shënon rikthimin e tij duke iu bashkuar në linjën frontale Douglas Costas dhe superyllit Cristiano Ronaldo.
Nga ana tjetër, Parma vazhdon të jetë në formë befasuese këtë sezon falë performancave të tyre mjaftë të mira kohë pas kohe, ndonëse qëndrojnë në pozitën e 12-të të tabelës.
Ndeshja mes tyre fillon në ora 20:30./arbresh.info/
Juventus (4-3-3): Perin; Cancelo, Rugani, Caceres, Spinazzola; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Mandzukic, Ronaldo.
Parma (4-3-3): Sepe; Iacoponi, Bastoni, Bruno Alves, Gagliolo; Barillà, Scozzarella, Kucka; Gervinho, Inglese, Biabiany.
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë