Google ADS

Kurti këmbëngul në shqyrtimin e 33 marrëveshjeve me Serbinë

18:57 | 2 Shkurt 2019
arbresh.info

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kritikuar përfaqësimin e delegacionit në negocitat me Serbinë.

“Përfundimisht, qysh është i papranueshëm ky delegacion dhe i pavlefshëm, unë besoj se ky projektligj do të duhej të konsiderohej i tillë dhe të kundërshtohet. Në këtë rast, unë besoj se pati të drejtë në  ofertën e tij zëvendëskryeministri, i cili tha që duhet të përfundojë në shkurt,” është shprehur Kurti.

Sipas tij duhet, procesi i negociatave me Serbinë duhet të fillojë nga e para.

“Dhe t’ja fillojmë nga fillimi. E fillimi është 33 marrëveshjet e deritanishme t’i shqyrtojmë, konsensus për kërkesat ndaj Serbisë, zgjedhje demokratike, platforma me parime, dhe ekip negociator me udhëheqje kredibile,” deklaroi Kurti.

Deputetët po e shqyrtojnë për herë të parë Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme