Gonzalo Higuain ka një rekord impresiv nën udhëheqjen e trajnerit Maurizio Sarri dhe këtë e kanë treguar edhe dy golat e shënuara sonte (e shtunë).
Trajneri dëshironte të ribashkohej me Pipitan në Stamford Birdge duke insistuar se sulmuesi argjentinas mund t’i zgjedh problemet e tyre në linjën frontale, transmeton portali arbresh.info.
Dhe kjo duket se ka funksionuar për shkak se Higuain shënoi dy herë në fitoren e tyre 5 me 0 në Premierë Ligë kundër skuadrës së Florent Hadergjonajt – Huddersield Town.
31-vjeçari ka një raport të veçantë me trajnerin Sarri pasi sulmuesi argjentinas është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave brenda një sezoni në Serie A, kur realizoi 36 herë për Napolin në sezonin 2015/16 nën udhëheqjen e tij.
Me golat e tij te Napoli dhe këto dyja sonte te Chelsea, Higuain ka luajtur 45 ndeshje kompetitive nën drejtimin e Sarrit si trajner dhe brenda tyre ka shënuar në përgjithësi 40 gola./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç