Gjykata ndërkombëtare për krime lufte e ka shpallur të pafajshëm ish-presidentin e Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo. Ai akuzohej për krime kundër njerëzimit.
Pranë ndërtesës së gjykatës në Hagë ishin mbledhur disa përkrahës të tij, të cilët këndonin dhe valëvisnin flamuj përderisa po mbahej seanca gjyqësore. Gjykata e ka liruar me kusht 73-vjeçarin dhe ai duhet të qëndrojë në një shtet tjetër deri në dorëzimin e ndonjë ankese të mundshme nga prokurori, e cila mund të reagojë kundër vendimit të gjykatës.
Gbagbo dhe ndihmësi i tij, Charles Ble Goude, akuzoheshin për shkaktim të dhunës pas zgjedhjeve të kontestuara të vitit 2010. Më shumë se tre mijë persona kishin humbur jetën nga të dyja palët e konfliktit pasi ai kishte refuzuar ta pranojë humbjen ndaj rivalit të tij, Alassante Ouattara, i cili e gëzonte mbështetjen ndërkombëtare dhe tash mban pozitën e presidentit të këtij vendi afrikan.
“Jemi të lumtur për Gouden dhe familjen e tij pasi ai u lirua përfundimisht. Ai po përjetonte stres të madh”, tha avokati i tij, Alexander Knoops. Në anën tjetër, prokurorët kanë shprehur dyshime se Gbagbo mund të mos paraqitet më në gjykatë nëse rasti kthehet në rigjykim për shkak të ankesës së dorëzuar në gjykatën e apelit, shkruan “The Guardian”, transmeton Express
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...