Google ADS

LSDM: OBRM-PDUKM nëpërmjet gënjeshtrave po përpiqet të shpërndajë panik

18:17 | 2 Shkurt 2019
Arbresh.info

Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM reagojnë ndaj konferencës për shtyp të OBRM-PDUKM-së duke thënë se “kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së, udhëhequr nga Hristijan Mickoski vazhdon të shpërndajë panik mes qytetarëve”.

“Koha kur ministria e Punëve të Brendshme, ishte shndërruar në degë partiake që shërbente për mbrojtjen e krimit dhe për presion ndaj qytetarëve, mbaroi me kalimin e OBRM-PDUKM-së në opozitë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se përmes reformave të ndërmarra, policia po punon profesionalisht dhe në mënyrë efikase duke siguruar sigurinë. Sipas LSDM-së, norma e krimit po bie, dhe po veprohet në secilën shkelje të ligjit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Po kthehet besimi te policia, ndërsa dëshmi për këtë janë hulumtimet e mendimit publik dhe përqindja e madhe e qytetarëve që ndihen të sigurt”, thuhet në njoftimin e partisë maqedonase në pushtet LSDM.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme