Real Madridi ka përfunduar një seancë stërvitore në Valdebebas të shtunën para ndeshjes së tyre në La Liga kundër Alaves të dielën.
Trajneri Santiago Solari përballet me një muaj mjaftë të vështirë me ndeshje, përfshirë takimin në Kupë të Mbretit kundër Barcelonës, një ndeshje në Ligë të Kampionëve me Ajaxin dhe derbin madrilen, transmeton portali arbresh.info.
Një lajm i mirë për trajnerin është rikthimi i Gareth Bales dhe Marco Asensios në gjendje të mirë dhe dyshja mund të ofrojnë pushim për yjet si Vinicius dhe Karim Benzema.
I vetmi lojtar që nuk është në dispozicion te Solari ishte Jesus Vallejo, i cili është stërvitur individualisht derisa po rikuperohet me ngadalësi nga lëndimi.
Dani Carvajal dhe Rahpael Varane nuk do të luajnë në ndeshjen e së dielës si pasojë e suspendimit./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...