Google ADS

Ljupço Dimovskit i hiqet imuniteti i deputetit

15:44 | 2 Shkurt 2019
Arbresh.info

Komisioni për Çështje të rregullores dhe imunitetit të mandatarëve pranë Kuvendit të Maqedonisë sot mbajti mbledhjen ku u diskutua çështja e imunitetit dhe mandatit të deputetit dhe ish-ministrit të Bujqësisë, Ljupço Dimovski.

Me 5 vota “për” dhe 4 vota “kundër”deputetët votuan për heqjen e mandatit të deputetit dhe ish-ministrit të Bujqësisë, Ljupço Dimoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e opozitës maqedonase OBRM-PDUKM e quajtën represion dhe përndjekje politike dhe se kjo bëhet për shkak se deputeti Ljupço Dimovski nuk i ka votuar ndryshimet kushtetuese ku ndryshohet emri Republika e Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i këtij komisioni, deputeti Pavle Bogoevski tha se kjo është vetëm procedurë dhe se kërkesa për heqjen e mandatit vjen si kërkesë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme