Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto deklaroi se është e papranueshme që Komisioni Evropian nuk dëshiron një valë të re të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2025, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë hungareze të lajmeve (MTI), Szijjarto kritikoi politikën e Komisionit Evropian në lidhje me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Ai vuri në dukje se anëtarësimi i vendeve të rajonit në BE do të ishte në interes të Evropës në aspektin e ekonomisë dhe sigurisë.
Szijjarto theksoi nevojën për të patur parasysh faktin se ka tensione serioze në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se vendet e këtij rajoni me integrimin në BE mund të kontrollojnë situatën.
“Nuk ka nevojë të presim 6 vite. Sipas mendimit tonë, Serbia dhe Mali i Zi mund të jenë anëtarë të BE-së shumë më shpejtë. Do të ishte në interes të Hungarisë dhe të gjithë BE-së në aspektin e ekonomisë, por kryesisht në aspektin e sigurisë”, tha Szijjarto.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit, Johanes Han në shkurt të vitit 2018 në Parlamentin Evropian në Strasburg paraqitën ”Strategjinë e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor”.
Dokumenti përfshin Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën. Ai parashikon gjithashtu një afat kohor për zgjerimin e ardhshëm, sipas të cilit Mali i Zi dhe Serbia, me kusht që ato të zbatojnë reformat e nevojshme, mund të bëhen anëtare të reja të BE-së në vitin 2025.
“Strategjia ofron një perspektivë të qartë për integrimin në BE për secilin nga 6 partnerët. Është e qartë se ky do të jetë një proces i bazuar në merita që janë të njohura. Prandaj, nevoja për reforma është e qartë në mënyrë që njerëzit të mund të gëzojnë të njëjtat të drejta, të njëjtat masa mbrojtëse dhe standardet si qytetarët e BE-së. E di se shumë është folur për datën – viti 2025. Ne e kemi të qartë se kjo nuk është një afat, por perspektivë reale. Atëherë ne mund të kompletojmë procesin e anëtarësimit për ata që janë aktualisht në negociata, por edhe për ata që së shpejti do të fillojnë negociatat. Pres që ata të cilët nuk kanë filluar negociatat, këtë ta bëjnë në muajt e ardhshëm”, pati deklaruar Mogherini.
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...