Asnjë skuadër evropiane nuk ka shpenzuar më shumë se AC Milani gjatë merkatos së muajit janar të transferimeve për shkak se ata kanë shpenzuar 70 milionë euro për yjet si Krzysztof Piatek dhe Lucas Paqueta.
Pavarësisht probleme me rregullat e FFP-së, “Rossonerët” ishin shumë aktiv në merkato dhe kanë blerë dy top lojtarë të rinj, transmeton portali arbresh.info.
Të dy, Paqueta dhe Piatek kanë kushtuar nga 35 milionë euro, plus bonuset, dhe janë transferuar nga Flamengo dhe Genoa.
Milani është shumë para njërit nga klubet më të mëdha në Evropës – PSG-së, e cila ka shpenzuar vetëm 45 milionë euro për të siguruar shërbimet e Leandro Paredes.
Bournemouthi është papritmas në pozitën e tretë me blerjen e Dominic Solankes dhe Chris Mephamit për 35 milionë euro.
Një tjetër skuadër nga Premierë Liga – Newcastle United është në pozitën e katërt me 25 milionë euro të shpenzuara, ndërsa pas tyre është RB Leipzigu me 19 milionë euro të shpenzuara për transferimin e Amadou Haidaras./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...