Kuvendi i Kosovës ka miratuar amandamentet 46, 47, 48 që rregullojnë pagat e ndërmarrjeve publike.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se duhet të ketë rregullim për pagat e punëtorëve të ndërmarrjeve publike.
“Teksti i lejon hapësire komisioneve ndërministrore që t’i përcaktojnë pagat varësisht prej mundësive financiare. Nuk duhet të kuptohet si mosvlersim i punës së komisionit por duke pasur parasysh situatën që kemi në ndërmarrjet publike dhe rrezikun që mund ta kemi me inxhinierët, që ata ta lënë sektorin publik per atë privat, konsideroj që do të ishte mundësi më e mirë që të mos degradohet”, ka thënë ai.
Kryetari i komisionit të administratës, Nait Hasani ka thënë se këto amandamente kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë në këto ndërmarrje.
“Propozuesi i ligjit është Qeveria e Kosovës, Ministria e Administratës. Ky amandament ka të bëjë me ngritjen e cilësisë, me angazhimin në punë, pikërisht se ato janë mbi 50% nga shteti. Çdo ndërmarrje duhet të jetë brenda ligjit. Këto amandamente i rregullojnë edhe nivelin e pagave për ndërmarrjet që financohen nga shteti. Përndryshe kemi paga me rregullore me vendime që shkatërrojnë dhe kemi edhe militantë të partive”, ka thënë ai.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë që Qeveria ka ndërhyrë në borde e ndërmarrje.|
“Reagimi i PDK-së tek ndërmarrjet publike interesant. Kjo kërkesa që të lejohet fleksibilitet tek ky ligj tregon se përse është rritur pakënaqësia tek qytetarët. Qeveria me vendime arbitrare po i shkel shume ligje, duke ndërhyrë në bordet e ndërmarrjeve dhe agjencive.”, është shprehur ai.
Dardan Sejdiu nga PSDK ka thënë se kjo parti është kundër.
“Amandamenti 46, 47, 48, siguron që të ketë një tavan me koeficientin 7 sa i përket pagave në ndërmarrje publike. Besoj që secili e dimë që ndërmarrjet publike oberojnë në treg, pra japin shërbime komerciale, pronësia është publike. Në ekonomi konkurron edhe me staf jo vetëm me produkt.. Nëse një inxhinier i Telekomit, i makinerisë, i elektroteknikës,i sistemit të energjetikës e ka pagën më të ulët se një operatorë privat në konkurrencë ju më shumë po i dëmtoni ndërmarrjet publike sepse inxhinierëve po u thuani maksimimu i mundshëm për ju është 7. Si PSDK jemi të interesuar që stafin profesional në këto ndërmarrje ti mbajmë këtu. Secili operatorë privat do të josh me rroga më të mira. Ne jemi kundër këtyre amendamenteve”, ka thënë ai.
Ahmet Isufi nga AAK ka thënë se e përkrahin.
“Ne e përkrahim propozimin e Qeverisë dhe do të votojmë kundër amendamenteve”, shtoi ai.
Ndërsa deputeti Milaim Zeka është shprehur se duhet të ndalet tavani i vjedhjes.
“I bëjë thirrje LDK-së, LVV-së dhe deputetëve të tjerë që kush ka ndërgjegje dhe kush dëshiron ta ndal tavanin e vjedhjes së paras publike. Mendoj që ndoshta me qëllim apo pa qëllim, por Dardani në këtë pikë po e manipulon Kuvendin dhe qytetarët, sepse fare nuk ka të bëjë ky nen me të vërtetën. Ne kemi caktuar tavanin që hajnat e këtyre kompanive që quhen drejtora dhe menaxhmenti që ka vjedh para, nuk mund më ti caktojnë vetës rrogën 5 mijë euro plus dreka e darka. Pos PTK çdo ndërmarrje mundesh të ia caktosh rrogën, çdo njeri që ka vlerë për ndërmarrje publike mund t’i caktohet rroga 10 fish më shumë se drejtori. Një pjesë e PDK-së dhe një pjesë e të tjerëve duan të fitojnë vota në krah të këtij amandamenti”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/542942132857602/
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë