Courtois: Ronaldo na mungon por nuk përmendet në Madrid

13:12 | 2 Shkurt 2019
Arbresh Info

Largimi i Cristiano Ronaldos është ndier fortë nga Real Madridi, sipas portierit Thibaut Courtois, por në zhveshtore të Santiago Bernabeut nuk është duke u vajtuar humbja e ish superyllit të tyre.

Ronaldo u largua si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Madrid kur iu bashkua kampionit italian Juventusit në muajin korrik, transmeton portali arbresh.info.

“Ai nuk është përmendur në zhveshtore”, ka thënë Courtois në një intervistë për gazetën belge Het Nieuwsbald.

“Është kryesisht shtypi që lëshon emrin e tij. Ka pasur ndeshje të cilat ne i kemi humbur dhe kemi pasur 10 shanse por nuk kemi shënuar”

“Në të njëjtën kohë, ai shënon dy gola te Juventusi. Pastaj është lehtë të flasësh për të”, përfundoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme