Nuk miratohet amandamenti për heqjen e shtesave të deputetëve

12:52 | 2 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kuvendi nuk e ka miratuar amendamentin i cili kërkon heqjen e shtesave deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ky amdandament tek Ligji për Paga ishte propozuar nga deputetja e LVV-së, Albulenë Haxhiu

Funksionari publik nuk përfiton shtesa tjera mbi pagën bazë me përjashtim të shtesës së posqame për anëtarët e Kuvendit Komunal siç parashihet në nenin1 2 të këtij ligji. Qëllimi i këtij amandamenti është që mos të ketë shtesa për kuvendarët. Ta zëmë deputetët e Kosovës përveq pagës bazë marrin edhe shtesa në komisionet parlamentare , shtesa edhe për seancë. Prandaj ne kemi propozuar që këtë shtesë ta kenë vetëm anëtarët e Kuvendit Komunal sepse paga e tyre është e vogël por me këtë u është rritur koeficienti. Me koeficientin që kemi paga e deputetit është e madhe që i bie mbi 2 mijë euro. Nuk kemi nevojë për shtesa. Në qoftë se deputetët e kanë pagën bazë ata nuk shkojnë në seanca pasi e marrin, por qëllimi ka qenë që nëse nuk e merr pjesë në seanca atëherë t’i hiqet nga paga bazë”, ka thënë ajo.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli reagoi duke thënë se e ka pritur që do t’ia ulin pagën deputetët vetës.

“E kam pritur edhe këtë nga ju që do t’ia ulni pagën vetës”, ka thënë ai./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/542942132857602/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme