Google ADS

LDK e LVV kërkojnë të dihet koeficienti për Shërbimin Korrektues

12:38 | 2 Shkurt 2019
Arbresh.info

Derisa po votoheshin amandamentet tek Projektligji për Paga, kishte reagime.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se duhet të dihet saktë çfarë koeficienti ka Shërbimi Korrektues.

“Ministri duhet ta saktësoj se ku gjendet Shëbrimi Korrekutes. Edhe në pjesën e parë të ligjit duket se është rregulluar por lenë dy kuptimësi. Nuk tregohet koeficienti, po flas për stafin e ulët. A janë në kategori të njëjtë me Policinë e Kosovës apo kanë status të njëjtë por me koeficient të ndryshëm. Personalisht kërkoj të jenë të barabartë për shkak të rolit që e kanë”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.

Deputetja nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se për këtë duhet të flitet tek ndryshimi i koeficientëve.

“Edhe si komision jemi marrë me këtë çështje që Shërbimi Korrektues të jetë i përfshirë me klasën e njëjtë sikurse Policia e Kosovës. Në kohën kur është propozuar amandamenti sindikata e shërbimit korrektues nuk ka qenë në dijeni që koeficienti për policët mund të rritet. Për përfshirjen e Shërbimit Korrektues duhet të bëhen ndryshime në seancë, andaj kjo ka të bëjë vetëm me shtesat për rrezikshmëri”, ka thënë ajo./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/542942132857602/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme