Stoltenberg: Maqedonia do të nënshkruajë protokollin e anëtarësimit me 6 shkurt

10:59 | 2 Shkurt 2019
Arbresh.info

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, bëri të ditur se më 6 shkurt do të nënshkruhet dokumenti për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën veriatlantike.

“Më 6 shkurt do të shkruajmë histori. Aleatët e NATO-s do të nënshkruajnë protokollin e anëtarësimit, për të ardhmen e Maqedonisë Veriore”, ka shkruar Stoltenberg.

Ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohet në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel. Pas nënshkrimit të Protokollit të Anëtarësimit, secili nga vendet anëtare të NATO-s do të duhet të ratifikojë anëtarësimin e Maqedonisë. Pritet që ky proces të përfundojë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Maqedonia zyrtarisht do të bëhet anëtare e NATO-s kur të gjithë 29 anëtarët e ratifikojë protokollin. /shenja

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme