Google ADS

Deputetët vonohen në seancën për buxhetin dhe pagat

10:32 | 2 Shkurt 2019
arbresh.info

Seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të miratoohet ligji për buxhetin dhe ai për paga, nuk ka filluar ende.

Arsyeja e mosfillimit me kohë është vonesa e deputetëve. Në sallë tani kanë ardhur disa deputetë nga partitë opozitare , ndërsa ende mungojnë deputetët e Pozitës.

Ndryshe në këtë seancë do të shqyrtohen këto pika:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura,

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zyrtarët publik,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pagat në sektorin publik,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,

Propozimi për formimin e Komisionit Ad Hoc  për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019, të përcaktuar me Ligjin nr.06/L-20 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018,

Shqyrtimi i Propozim-Statutit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A.​/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme