Gjeneral Albert Mullai është emëruar komandanti i ri i Forcës Tokësore duke zëvendësuar gjeneralmajor Nazmi Cahanin, i cili e mbajti këtë post për më shumë se 3 vjet.
Në fjalën e saj gjatë prezantimit, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi se vlerësimi i profesionistëve dhe njerëzve të përkushtuar është motoja e punës në Forcat e Armatosura.
“Puna e palodhur, përkushtimi, profesionalizmi gjithmonë do të shpërblehen. Kjo është motoja e punës sonë, është motoja e punës sime është objektivi i punës sime është objektivi që ne i kemi vënë vetes dhe është standardi i panegociueshëm që ne do të zbatojmë në të gjitha strukturat e FA. Por puna dhe zhvillimi më tej i FT nuk ka përfunduar dhe kemi shumë sfida të tjera përpara. Dua t’i shpreh dhe dua ta siguroj gjeneral Mullain se në Ministrinë së Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm do të keni gjithë mbështetjen e duhur për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët, përmbushjen e misionit që i është ngarkuar Forcës Tokësore dhe Forcave të Armatosura në përgjithësi”, tha Xhaçka, transmeton tch.
Ndërkohë, gjeneralmajor Nazmi Cahani do të vijojë të shërbejë në Forcat tona të Armatosura, si përfaqësuesi ushtarak në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...