Juventusi ka ndryshuar skuadrën për fazën eliminuese të Champions League, Caceres dhe Spinazzola janë në listën e re, është larguar Cuadrado.
“Zonja e Vjetër” ka zbuluar listën e lojtarëve për fazën eliminuese të Champions League, transmeton Gazeta Express.
Blerja e re Martin Caceres dhe i riu, Leonardo Spinazzola janë përfshirë në listën e re, kurse janë larguar nga ajo Juan Cuadrado, për shkak të lëndimit dhe Medhi Benatia, i cili la Juventusin për klubin Al-Duhail nga Katari më herët këtë javë.
Cuadrado është operuar në gju dhe nuk pritet të rikthehet shpejt.
“Zonjave Vjetër” do të takohet me Atletico Madridin në Champions League.
Skuadra komplete e Juves në Champions League: Szczesny, Perin, Pinsoglio; De Sciglio, Chiellini, Caceres, Pjanic, Khedira, Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Mandzukic, Kean, Bonucci, Cancelo, Emre Can, Rugani, Bentancur, Bernardeschi, Spinazzola.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...