Google ADS

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit kërkon rishikimin e koeficientëve për paga, paralajmëron grevë

09:05 | 2 Shkurt 2019
Arbresh.info

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u ka dorëzuar një kërkesë Qeverisë dhe deputetëve për rishikimin e koeficientëve.

Në këtë kërkesë thuhet se Inspektorati i MMPH-së në këtë “Projektligjin për Pagat” është diskriminuar sa i përket koeficienteve.

“Ne duhet të trajtohemi njëjtë sikurse Policia e Kosovës, Doganat dhe të gjitha Inspektoratet tjera në nivel qendror. Zgjidhja e këtij problemi do të ishte si:
1.Të ngritët koeficienti dhe te harmonizohet me të tjerat kategori.
2.Të futet ne Nenin 12 Shtesa të posaçme të Projektligjit për Pagat sikurse Policia dhe Dogana.
3.Të futet ne kolonën Titulli i pozitës kategori e posaçme ‘Inspektorët e nivelit qendror’ si dhe për nivelin lokal.
4.Ose te tërhiqet projektligji dhe te kthehet në piken 0 (zero)”,, thuhet në kërkesë.

Në rast se nuk trajtohen kërkesat tona Inspektorati i MMPH-së ka paralajmëruar se do të futët në grevë.

Kërkesa e plotë:
Kërkesë për rishikimin e koeficienteve

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka staf profesional

si: inxhinier, teknolog, arkitekt, ekolog dhe profesionist tjerë të fushës së

mjedisit. inspektoret e MMPH-së mbajnë përgjegjësi për cilësinë e Mjedisit (ujit,

ajrit dhe tokës) dhe cilësisë së ndërtimit dhe planifikimit hapësinor. Inspektorët

çdo ditë janë të ekspozuar rrezikut gjatë mbikëqyrjes inspektuese të fabrikave,

gurorëve, minierave, depove me substanca kimike, depove te mbeturinave komunale,

kafshë të egra dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me vetë mjedisin. Po ashtu edhe pse

ky inspektorat e ka të drejtën ligjore (Ligji Nr. 04/L-175, neni 20) edhe të

kompensimit (rrezikshmërisë) kur nuk e ka gëzuar këtë të drejtë sikurse e gëzojnë

inspektorët e Inspektorateve tjera.

Inspektorati i MMPH-së në këtë “Projektligji për Pagat” është diskriminuar sa i

përket koeficienteve dhe ne duhet të trajtohemi njëjtë sikurse Policia e Kosovës,

Doganat dhe të gjitha Inspektoratet tjera në nivel qendror.

Zgjidhja e këtij problemi do të ishte si:

  1. Të ngritët koeficienti dhe te harmonizohet me të tjerat kategori.
  2. Të futet ne Nenin 12 Shtesa të posaçme të Projektligjit për Pagat sikurse

Policia dhe Dogana.
3.      Të futet ne kolonën Titulli i pozitës kategori e posaçme ‘Inspektorët e nivelit qendror’ si dhe për nivelin lokal.

  1. Ose te tërhiqet projektligji dhe te kthehet në piken 0 (zero).

Këshilli sindikal i Inspektoratit të MMPH-së e mirëpret trajtimin e kësaj shkrese dhe këtyre kërkesave.
P. s.:

Në qoftë se nuk trajtohen kërkesat tona Inspektorati i MMPH-së do të futët në grevë.

Me respekt,

Vehbi Spahiu

Udhëheqës i Këshillit Sindikal të Inspektoratit të MMPH-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme