Google ADS

Shkëmbimi i vitit: Benzema te PSG, Neymar te Real Madrid

08:41 | 2 Shkurt 2019
A. B.

Florentino Perez po mendon ta shfrytëzojë formën e mirë të Karim Benzema te Real Madrid, duke synuar përfshirjen e tij në një marrëveshje ‘galaktike’ me PSG-në.

Sulmuesi francez po kalon kohën më të mirë që nga transferimi te Real Madrid në vitin 2009, duke drejtuar skuadrën ‘Los Blancos’, që akoma po vuan mungesën e Cristiano Ronaldos.

31 vjeçari që këtë sezon ka shënuar nëntë gola në La Liga, mund të bëhet pjesë e një marrëveshje shkëmbimi mes Real Madrid dhe PSG, me Neymar që do të lëvizte në drejtim të ‘Santiago Bernabeut’.

Finalizimi i këtij operacioni, e po ashtu edhe realizimi i ëndrrës së Perez që ta ketë Neymarin në skuadër, Real Madridit përveç që do t’i kushtojë me humbjen e Benzemas që do të futet në marrëveshje si shkëmbim, skuadrës së PSG-së kampionët e Evropës do t’i paguajnë edhe 120 milionë euro shkruan ‘Don Balon’, përcjell ‘lajmi.net’.

Kujtojmë se Neymar është futbollisti më i shtrenjtë në histori, kur për 222 milionë euro në vitin 2017 u transferua nga Barcelona te PSG.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme