Rreziku nga ortekët e mundshme ka bërë që Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës të mbajë të mbyllur për turist dhe këtë vikend Qendrën e Brezovicës.
Sipas Agjencisë, pas një takimi me përfaqësuesit e KFOR-it dhe FSK-së për gjendjen aktuale në Brezovicë kanë dalur me një konkludim se 5 nga 7 pikat kritike për ortekët nuk paraqesin rrezik për vizitorë. Ndërsa, dy prej tyre, siç thuhet në njoftim janë me rrezikshmëri të mesme.
Javën e kaluar pikërisht në Brezovicë ka humbur jetën nga një ortek zëvendësministri, Arian Daci.
Më poshtë e gjeni të plotë njoftimin e AMMK-së:
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës njofton se sot Qendra e Situatave ka mbajtur takimi me përfaqësuesit e KFOR-it dhe FSK-së ku janë analizuar rezultatet e studimit të bërë dje në Qendrën e Brezovicë dhe gjendja aktuale në këtë qendrën pas ortekut që ndodhi javën e kaluar.Si rezultat i diskutimit dhe analizës nga takimi ka dalë konkludimi se nga 7 pika kritike për ortiqe të mundshme, 5 prej tyre nuk paraqesin më rrezik për vizitorët dhe shfrytëzuesit e qendrës. Dy nga këto pika ende janë me rrezikshmëri të mesme. Nesër është planifikuar që FSK të bëjë rrëshqitjen dhe largimin e borës nga këto pika dhe eliminim e ortiqeve potenciale. Prandaj për këtë qëllim Qendra e Brezovicës do të mbetet e mbyllur edhe gjatë vikendit. AMMK do të ju mbajë të informuar për zhvillimet tjera që ndërlidhen me Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...