Irani shënon 40-vjetorin e Revolucionit Islamik

00:47 | 2 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Irani po shënon 40-vjetorin e Revolucionit Islamik, i cili ka rrëzuar shahun, duke i dhënë fund sundimit monarkik – 2,500 vjet të vjetër.

Më 1 shkurt të vitit 1979, Ajatollah Ruhollah Khomeini është kthyer në Iran, pas 14 vjetësh në mërgim në Francë, për t’u bërë udhëheqës i Republikës Islamike të Iranit.

Të premten, në gjithë Iranin janë dëgjuar sirenat në orën 9:33, që është koha kur aeroplani i Khomeinit ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Teheranit, 40 vjet më parë, raporton REL.

Përvjetori, i njohur si Dhjetë Ditët e Agimit, përfundon më 11 shkurt, ditën kur ka rënë Qeveria e Mohammad Reza Pahlavit, duke i sjellë në pushtet klerikët shiitë.

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në mauzoleumin e Khomeinit në Teheran, ndërsa një grup i ushtrisë ekzekutoi himnet revolucionare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme