Masivi shkëmbor shkëputet dhe bie në tunelin e Gjegjanit në Pukë

23:35 | 1 Shkurt 2019
Arbresh.info

Një masiv shkëmbi është shembur në rrugën pranë tunelit në Gjegjan, në afërsi të Pukës.

Bashkia e qytetit u ka bërë thirrje banorëve që të mundohen për të evituar lëvizjet në zonë për shkak se mund të ketë të tjera rrëshkitje.

“Pak çaste më par ka ndodhur një shembje masive nga pjesa shkëmbore sipër Tunelit, ndërkohë që rreziku mbetet ende evident, pasi rrezikon të ketë dhe shembje të tjera”, thuhet në reagimin e Bashkisë në faqen e Facebook mbrëmjen e sotme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme