Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se kryeministri Haradinaj as nuk e ka ndërmend të heq taksën ndaj Serbisë.
Lekaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk do t’i plotësohen dëshirat Beogradit që të largohet taksa.
“Haradinaj është që të përkrahë dialogun pa vendos kushte kur ne nuk kemi vendos kushte”, tha ai.
Nënkryetari i AAK-së ka thënë se taksa ka qenë vendim i koalicionit, dhe liderët ishin dakorduar që të mos zbehen gjatë rrugës.
“Haradinaj ishte dakorduar me kryetarin e Kuvendit që taksa të shkojë në 100%. Ata gjithashtu janë dakorduar që gjatë rrugës nuk guxojnë të zbehen dhe taksa të mbahej deri në njohje”.
Lekaj ka thënë se Haradinaj nuk do të hamendet për largimin e taksës.
“E them publikisht, nuk mendoj dhe as që e ka ndër mend që Haradinaj të hamendet e të pezullojë taksën”, deklaroi ndër të tjera Pal Lekaj.
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”