Duhet ta pranojmë që të gjithë i editojmë fotot përpara se ti hedhim në rrjetet sociale, madje nëse është nevoja mund të përdorim dhe Photoshop-in, pak fare.
Pikërisht këtë e ka bërë dhe Khloe Kardashian në foton e fundit që ka hedhur në Instagram, por kjo nuk është diçka e re për sa i përket mënyrës se si Kardashian-ët postojnë. Por Khloe mesa duket nuk e ka kontrolluar foton para se ta nxjerrë dhe i ka shpëtuar gabimi që ka bërë me përdorimin e Photoshop-it. Shikojeni më vëmendjen gishtin e madh të dorës së majtë.
Pikërisht ky “dështim” në Photoshop ka bërë që fansat e saj ta kryqëzojnë në komente, me kritika nga më të ndryshmet.
Disa e pyesin se çfarë ka ndodhur me gishtin, ndërkohë që të tjerët e quajnë postimin e saj një “Dështim photoshop”-i. Motrat e një nga familjeve më të njohura në botë, shpesh kritikohen për mënyrën jo natyrale që shfaqen në foto, prandaj dhe në këtë rast ndjekësit e Khloe në Instagram e kanë shfrytëzuar në maksimum këtë gabim për ta kritikuar.
Gjithsesi fotoja në tërësi është shumë e bukur dhe Khloe gjithashtu. /Blitz.al/
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media