Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës së bashku me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Lozanës do të festojnë së bashku Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Në program do të jetë fillimisht shfaqja e ansamblit “Gëzuar” dhe e grupit “Ilirët”, të cilët do të prezantojnë disa valle tradicionale të shkëlqyera.
Më tej, do të vazhdojmë me festën, duke ngritur dolli dhe duke vallëzuar nën tingujt e muzikës sonë të bukur me dy këngëtarët tanë të preferuar, Shpejtim dhe Afërdita Krasniqi, të cilët na nderojnë me praninë e tyre për këtë mbrëmje, njofton kjo shoqatë, shkruan albinfo.ch.
“Do ta përfundojmë pjesën e parë të programit me disa surpriza që i kemi përgatitur vetëm për ju. Dj Xhulio dhe Dj Rikardo do të vijojnë të na zbukurojnë mbrëmjen me muzikën e tyre, e cila me siguri do t’ju ngjallë nevojën për të vallëzuar. Për të kryer mbrëmjen në madhështi, një këngëtar surprizë do të bashkohet me ne drejt fundit të mbrëmjes. Nxirrni mindilat, flamurin dhe humorin e mirë dhe na u bashkangjitni të premten, më 22 shkurt, prej orës 20:00, në INSOMNIA DISCO CLUB. Gëzohemi t’ ju kemi në mesin tonë ! AEAG & AEAUL”, thuhet në mesazh.
Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së vizituan ushtrimin fushor ...
Ish-eprori i UÇK-së, Xhevahir Geci i bashkohet PDK-së, do të...
Hoxha: Raportit nëntëmujor i Policisë së Kosovës njofton ulj...
Instruktorët turq trajnojnë ushtarët e FSK-së
Spanjë: 78 persona ende të zhdukur nga vërshimet
Kevin e uron Anën pasi u anulua televotimi nga ‘Vëllai i Mad...