Google ADS

E konfirmuar, Cillessen gjashtë javë jashtë fushe

21:43 | 1 Shkurt 2019
Arbresh Info

Barcelona ka konfirmuar mbrëmjen e sotme (e premte) se Jasper Cillessen do të jetë jashtë fushës për gjashtë javë si pasojë e një lëndimi në pulpë.

Cillessen ka shqyer muskulin në pulpë gjatë stërvitjeve dhe do të jetë jashtë fushës gjatë gjithë muajit shkurt – gjatë të cilit Barcelona luan shtatë ndeshje, transmeton portali arbresh.info.

Cillessen nuk ka luajtur këtë sezon në La Liga, por ka zëvendësuar portierin Marc Andre ter Stegen në Kupë të Mbretit.

Reprezentuesi holandez ka bërë gjashtë paraqitje në këtë kompeticion dhe ka mbrojtur një penalti gjatë fitores 6 me 1 të mërkurën kundër Sevillas.

Por, Cillessen nuk do të ketë shans të luaj kundër rivalit të ardhshëm në gjysmëfinale – Real Madridit dhe nuk do të kthehet në aksion deri në muajin mars.

Si rezultat i këtij lëndimi, Inaki Pena është emëruar në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen në vizitë kundër Valencias./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme